“Tiki-taka” zhvendoset në Bavari

26/11/2015 10:35

Në Katalonjë vazhdojnë të pyesin nëse Barcelona aktuale e Luis Enrique është më e mirë se ajo e viteve më parë nën drejtimin e Pep Guardiolës, një frazë që rikujton opinionin sportiv mbi magjitë e teknikut katalanas në pankinën blaugrana. Por fakt mbetet që nuk ka skuadër tjetër në kontinentin e vjetër që luan futboll të bukur si Bajerni dhe Barça.

Pep Guardiola është sot për sot shembulli i vetëm i një trajneri që lë shenjë në lojën e ekipeve që drejton përmes trofeve, duke transformuar formacionin në një makinë thuajse pa defekte që prodhon goleadë.

Bayern Munchen, në sfidën e fundit në Champions dhe Barcelona me rezultatin tenistik ndaj Romës, janë fryt i një dore të vetme.

Lëvizjet e vogla dhe sinkronizimi me mentalitetin spektakolar të Guardiolës ka zhdukur edhe zërat kritikë ndaj kampionëve të Gjermanisë, edhe pse mbetet për t’u parë sesa do të avancojë në Ligën e Kampioneve.

Barcelona e Guardiolës mbështetej te Messi, ndërsa Bayerni aktual te Robert Lewandowski, dy lojtarë me fizionomi të ndryshme, por me të njëjtën sinfoni, atë të golave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA