Roma, e mësuar me poshtërimet

26/11/2015 10:45

Roma është kthyer shumë shpejt në një parodi për futbollin europian, pas disfatës tronditëse që pësoi ndaj Barcelonës në Ligën e Kampioneve. Por statistikat tregojnë se poshtërimet e skuadrës kryeqytetase të futbollit italian nuk janë rastësi në vitrinën kontinentale, sidomos ndaj gjigantëve të kalibrit katalanas.

Roma nuk mund të krenohet aspak me mbrojtjen më të keqe në Ligën e Kampioneve, një prapavijë e cila i mundëson kundërshtarëve që të shkruajnë rekorde të çmendura. Plot 16 gola të pësuar në vetëm 5 ndeshje. As “Hirushja” e futbollit europian e këtij sezoni, Makabi Tel Aviv, nuk ka qenë në një gjendje kaq të keqe. Por kjo nuk është risi për Romën europiane, që në vitet e fundit ka vuajtur tronditje të thella me rezultate tenistike.
 
Në 27 ndeshjet e fundit të luajtura në Champions dhe Europa League, kryeqytetasit kanë pësuar gjithmonë gola. Roma është skuadra e vetme që ka pësuar 6 ose më shumë gola në 3 raste në Ligën e Kampioneve moderne. Manchester United-Roma 7-1 (2008), Roma-Bayern 1-7 (2014) dhe disfata 6-1 e kësaj të marte në Camp Nou.

Këto janë 3 makthet e tifozëve verdhekuq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA