Obama i uron Nishanit festën e Pavarësisë

26/11/2015 09:35

Presidenti amerikan Barack Obama uroi presidentin shqiptar Bujar Nishani me rastin e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë.

“Ky shënon edhe një rast për të reflektuar mbi partneritetin e fortë dhe të qëndrueshëm që gëzojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Shqipëria, ashtu siç u nënvizua edhe nga nënshkrimi në prill i Partneritetit Strategjik ShBA-Shqipëri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten të përkushtuara për të ndihmuar Shqipërinë që të përparojë në rrugëtimin e saj drejt integrimin të plotë Euro-Atlantik”, lexohet më tej në urimin e Obamës.
 
Presidenti amerikan shtoi se i është “mirënjohës kontributeve të Shqipërisë në drejtim të rritjes së paqes dhe qëndrueshmërisë në Ballkan si dhe anembanë botës”.

“Ato përfshijnë edhe ndihmesën e vlefshme të Shqipërisë si pjesëtare e Koalicionit Ndërkombëtar që lufton ISIS-in dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm në rajonin e Ballkanit. Unë pres që në këtë drejtim dhe në shumë fusha të tjera të rëndësishme, ta thellojmë bashkëpunimin tonë gjatë viteve në vazhdim”, lexohet në mesazhin e Obamës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA