Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa priti sot në takim Komandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, Admiralin Amerikan Mark E. Ferguson.
Sipas një komunikate të lëshuar nga zyra për informim e qeverisë, gjatë takimit Kryeministri Mustafa deklaroi se janë bërë të gjitha përgatitjet për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe se ky proces po bëhet në bashkëpunim edhe me komunitetet pakicë, në kuadër të procesit të pajtimit.
Më tej, kryeministri Mustafa ka theksuar përkushtimin e plotë të Republikës së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit me NATO-n, duke përfshirë edhe dialogun politik dhe angazhimet e fuqishme të Kosovës në kuadër të koalicionit global kundër terrorizimit.
“Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, Admirali Amerikan Mark E. Ferguson III, vlerësoi arritjet e Kosovës”, bën të ditur komunikata për shtyp.
Top Channel