Dëborë në juglindje. Trashësia deri në 20 centimetra

26/11/2015 00:00

Juglindja e vendit i është rikthyer të ftohtit dhe temperaturave të ulta. Paraditen e së mërkurës reshje bore janë regjistruar në zonat malore të qarkut, duke kaluar trashësinë 20 cm në zonat më të larta.

Sipas të dhënave, në gjithë qarkun bora nuk ka krijuar probleme në akset rrugore, pasi ajo ka rënë vetëm në lartësinë mbi 1000 metra, ndërsa temperaturat kanë rënë.

Trashësia maksimale e borës ka arritur në malin e Gramozit, ku janë regjistruar 20 cm borë, ndërsa më pak reshje ka pasur në zonat e tjera, ku trashësia ka arritur rreth 6 cm.

Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata në akset dhe rrugët e gjithë qarkut raportohet normale.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta