Ministria e Mirëqënies Sociale do të vazhdojë të jetë promotore e lëvizjes në mbrojtje të femrës shqiptare, për barazi gjinore.
Në ditën ndërkombëtare kundër dhunës ndaj gruas, kjo ministri lançoi 16 ditë fushatë kundër dhunës.
“Ne në Shqipëri e respektojmë shumë nënën, motrën, familjen dhe nëna dhe gruaja është pjesa më e mirë e familjes shqiptare. Në këto 16 ditë të aktivizimit tonë ne do të përpiqemi në çdo moment të shfaqim kundra dhunës, ta promovojmë atë, ta ngrejmë aty ku e meriton. Do doja të premtoja që ministria do vazhdojë të jetë promotore e lëvizjes në mbrojtje të femrës shqiptare, e lëvizjes për barazi gjinore. Nuk është e nevojshme vetëm strategji, por implementimi i tyre është i rëndësishëm”, tha ministri Blendi Klosi.
Top Channel