Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, priti Shefin e Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Gjeneralin Frank Grass, me të cilin diskutoi për situatën e sigurisë në Kosovë dhe aspiratën e Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-s.
Presidentja Jahjaga e njoftoi Gjeneralin Grass për procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës si domosdoshmëri e dalë nga studimi i tërësishëm i sektorit të sigurisë së Republikës së Kosovës, në përputhje me interesat, orientimin, aspiratat dhe vizionin e qytetarëve dhe institucioneve të vendit për të përmbyllur konsolidimin e sovranitetit të Kosovës, për t’u bërë kontribuues në ofrimin e sigurisë dhe për të qenë pjesë e infrastrukturës transatlantike të sigurisë.
Top Channel