Google mund të ndërhyjë në pajisjet Android

24/11/2015 00:00

Një dokument i përgatitur nga zyra e New York District Attorney tregon se sa lehtë hetuesit mund të ndërhyjnë në pajisjet të cilat funksionojnë me sisteme të vjetra të Android.

Kështu, me një kërkesë gjykate, Google mund të ndërhyjë në pajisjen tuaj, por nuk mund të ndëhyhet te pajisjet të cilat kanë versionet Android 5.0 ose edhe më reja pasi përdorin një lloj kodimi të veçantë ose atë që njihet “disk encryption”.

Bazuar në të dhënat e Andorid, rreth 74.1% e përdoruesve kanë në pajisjet e tyre versionet e vjetra të këtij sistemi, megjithatë jo të gjitha mund të bëhen pre e ndërhyrjeve.

Google mund të ndërhyje vetëm te ato pajisje të cilat përdorin “pattern” për të siguruar telefonin e tyre (sikurse në foto). Me pak fjalë, nëse keni kushtëzuar hyrjen në telefonin tuaj me një PIN ose kod me numra atëherë nuk ka mundësi që të ndërhyhet.

Kjo bën që edhe numri i pajisjeve në të cilat mund të ndërhyje Google të jetë i vogël.

Top Channel