Basha: Në dhjetor nisim protestat. Të marrim në dorë fatet e vendit

24/11/2015 13:00

Nga Vau i Dejës, ku vijoi takimin e radhës në kuadër të turit “Fjalën e kanë qytetarët”, Lulzim Basha u bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të mblidhen në 8 dhjetor në Tiranë për protestën që do i japë qeverisë, sipas tij, një pasqyrë të problemeve të vërteta të shqiptarëve.

Në Ditën e Rinisë, e gjithë përpjekja e opozitës dhe e shqiptarëve pa dallime politike, siç u shpreh kreu i Partisë Demokratike, do të shërbejë për të marrë fatet e qeverisjes së vendit me vullnetin e popullit.

“Më 8 dhjetor për të gjithë ata që u gënjyen për ulje taksash dhe që nuk kanë bukë për fëmijët e tyre; për të gjithë ata që goditen me gjoba nga OSHEE-ja; për të gjithë ata fermerë që u janë lënë produktet t’u prishen prodhimet. I ftoj të gjithë të bashkohemi pa dallime politike dhe të marrim në dorë fatet e qeverisjes së vendit”, tha Basha.

Protesta e 8 dhjetorit kulmon një sërë aktivitetesh opozitare të Partisë Demokratike, kreu i së cilës prej muajsh kishte paralajmëruar protesta masive popullore në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA