Golden State vazhdon marshimin drejt vendosjes së rekordeve të reja në NBA. Skuadra e Warriors mundi Denver Nuggets në fushën e këtij të fundit 118-105, duke regjistruar suksesin e 15 radhazi në kampionat e duke barazuar statistikat e Washington në sezonin 1948/49 dhe Houston në 93/94.
Stephen Curry dhe Klay Thompson ishin ata që e drejtuan Golden State drejt këtij suksesi fantastik, duke e mbyllur sfidën me 19 dhe 21 pikë respektivisht.
“Gjërat nuk mund të shkonin më mirë se kaq. Duke parë mënyrën sesi luajmë, e kemi të pamundur të mendojmë se një ditë do të humbasim një ndeshje dhe kështu që ne vazhdojmë të fitojmë”, tha Curry pas përfundimit të ndeshjes.
Në takimin e radhës, Golden State Warriors do të luajë ndaj Los Angeles Lakers dhe do të kërkojë të fitojë sfidën e 16 radhazi, për të vendosur një rekord historik në NBA për startin më të mirë të sezonit, me 16 fitore e asnjë humbje.
Skuadra kaliforniane vazhdon të jetë një skuadër e kalueshme për të gjithë. Këtë radhë, Los Angeles Lakers u mpsht nga Portland Trail Blazers 93-107, duke e çuar bilancin në 2 fitore dhe 11 humbje.
Në ndeshjet e tjera të NBA, Brooklyn Nets fitoi me Boston Celtics 111-101, Oklahoma City Thunder mundi Dallas Mavericks 117-114, Toronto Raptors mposhti Los Angeles Clippers 91-80, ndërsa Phoenix Suns u mund nga New Orleans 116-122.
Top Channel