Ancelotti: Do kthehem në punë

23/11/2015 14:45

Carlo Ancelotti do të rikthehet në rolin e trajnerit sezonin e ardhshëm. Është vetë tekniku italian i cili e ka deklaruar këtë në një intervistë për median italiane, duke deklaruar se ai në këtë moment nuk e ka si synim të marrë drejtimin e përfaqësueses italiane.

“Më pëlqen roli i trajnerit, pavarësisht presionit të vazhdueshëm që ndjen. Nuk e preferoj shumë punën 3 ditë në muaj, kështu që drejtimi i një skuadreje kombëtare, e sidomos ajo italiane, mund të presë edhe pak kohë, deri në momentin që unë të ndërroj mendje. Si tifoz, dëshiroj qëndrimin e Contes sepse është shumë i aftë dhe deri tani ka bërë një punë shumë të mirë. Shpresoj që të vazhdojë në këtë rrugë edhe në Evropian”, tha ish-trajneri i Milanit dhe Realit.

Ancelloti përmendi edhe kaosin ku është përfshirë Reali i Madridit pas humbjes në “Klasiken” e së shtunës me Barcelonën e sidomos problemet në raportet mes Cristiano Ronaldos dhe Rafael Benitezit: “Kam folur me Cristianon gjatë ditëve të fundit dhe ai më ka siguruar se nuk ka asnjë problem me Benitezin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA