Fernando Alonso duket se mezi po pret që të mbyllet ky sezon i Formulës 1, që është krejtësisht për t’u harruar për të. Në Abu Dabi është gara e fundit e kampionatit të këtij viti dhe spanjolli shpreson që të marrë rezultatin më të mirë të mundshëm prej tij, për të parë më pas drejt së ardhmes.
“Do të japim maksimumin për të mbyllur Botërorin në mënyrën më të mirë të mundshme, por makina jonë nuk përshtatet mirë me pistën e Jas Marinës. Gjithsesi, nga kjo garë mund të mësojmë shumë gjëra që do të na ndihmojnë që të përmirësohemi në të ardhmen”, tha Alonso.
Në të njëjtën linjë qëndron edhe britaniku Jenson Button, i cili deklaron se pista e Abu Dabit është shumë teknike dhe pilotëve nuk u lejohet të bëjnë gabime: “Gara e Abu Dabit do të jetë e vështirë për McLaren, pasi pista përbëhet nga kthesa shumë të ngadalta, gjë që e bën atë shumë teknike. Për të qenë i shpejtë këtu, duhet të jesh gjatë gjithë kohës i saktë dhe nuk duhet ta çosh makinën në limite”.
Top Channel