Skënderbeu mposht 4-0 Tërbunin, -1 nga Partizani
22/11/2015 18:50
Pavarësisht mungesave në formacion dhe tifozëve në tribunë, Skënderbeu nuk doli jashtë parashikimeve dhe mposhti 4-0 Tërbunin.
Kampionët në fuqi e dominuan lojën ndaj një kundërshtari që luan sezonin e parë në Superiore.
Salihi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17, ndërkohë që pas 120 sekondash Bernard Bershia e dyfishoi atë me një gjuajtje nga jashtë zonës.
Superioriteti i korçarëve vazhdoi edhe në pjesën e dytë dhe përpjekjet e tyre u shpërblyen me dy gola të Prognit, që vulosi fitoren më të thellë të kampionëve në këtë sezon.
Tashmë të besuarit e Mirel Josës ngjiten në kuotën e 28 pikëve, 1 më pak se Partizani që do të luajë të hënën përballë Vllaznisë.
Top Channel