Dekriminalizimi, Balla: Të gatshëm ta votojmë pa vonesa në Parlament
22/11/2015 00:00
Deputeti socialist Taulant Balla, pas miratimit konsensual të projektligjit për dekriminalizimin, ka shprehur gatishmërinë e së majtës për kalimin sa më parë në Parlament të ligjit dhe hyrjen e tij në fuqi.
Nga qyteti i Bilishtit, Balla ka theksuar se ky ligj është ndërtuar mbi modelet e vendeve të BE-së dhe efektet e tij do të jenë të menjëhershme. Çdo person që e shkel atë do të lirohet nga funksioni publik, për të cilin është zgjedhur.
Këto deklarata, deputeti socialist i ka bërë nga qyteti i Bilishtit, pas një takimi me dyer të mbyllura të zhvilluar me strukturat e rrethit të Devollit.
Top Channel