Cristiano i ka thënë presidentit të Realit: Ose unë, ose Benitezi

22/11/2015 13:10

Cristiano Ronaldo, pas përfundimit të “Klasikes” Real Madrid-Barcelona me rezultatin 0-4, i ka thënë presidentit Florentino Perez se nuk mund të qëndrojë në ekipin madrilen përsa kohë është trajner Rafael Benitez.

“Ose unë, ose Benitez”, mendohet të ketë thënë sulmuesi portugez, sipas “Fox”-it.

Përpara disa javësh, edhe mediat spanjolle kanë publikuar një bashkëbisedim mes Cristianos dhe Perezit, ku thuhej se Topi i Artë i kishte shprehur bindjen presidentit të Realit se “me Benitezin në stol, skuadra nuk do të fitonte asgjë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA