Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, Donald Tusk, vjen në Tiranë të shtunën vonë në mbrëmje, menjëherë pas darkës zyrtare në Beograd.
Sipas njoftimit për shtyp të Këshillit, në këtë vizitë të parë në cilësinë e kreut të BE-së,Tusk do të takohet me kryeministrin Rama, paraditen e së dielës, ku do të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.
Fill pas konferencës së përbashkët për shtyp, ai do të vijojë turin ballkanik me Maqedoninë, Bosnjen dhe më pas ndalet në Kroaci, për të marrë pjesë në samitin e procesit Brdo-Brijuni, ku do të jetë i pranishëm dhe zëvendës-Presidenti amerikan, Joe Biden, krahas udhëheqësve nga Ballkani dhe vendeve të tjera të Unionit.
Vizita e Donald Tusk në 3 shtete ballkanike merr një rëndësi të posaçme për mesazhet që do të përcjellë, në mënyrë të veçantë për të ardhmen e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, pas propozimeve për rivendosjen e kontrolleve kufitare.
Top Channel