Homazh për Parisin, Seria A këndon “Marsejezën”

21/11/2015 12:30

Një shkelm terrorit që kërkojnë të mbjellin ekstremistët në Kontinentin e Vjetër dhe krenarë duke u qëndruar vlerave europiane e sportive.

Me këtë në mendje, stadiumet e futbollit italian u bashkohen homazheve për tragjedinë e atentateve në Paris, duke kujtuar viktimat dhe duke nderuar simbolet franceze.

“Marsejeza” e famshme, himni i vendit transalpin, që dominoi para pak ditësh shkallët e stadiumit Uembli, tani ushton në të gjitha ndeshjet e kësaj fundjave në Serinë A. Kampionati italian rinis pas pauzës së kombëtareve dhe nisma e federatës është për t’u përgëzuar.

“Kjo është një mënyrë për të përkujtuar viktimat dhe për të shprehur solidaritetin ndaj popullit francez në këto ditë të vështira”, thuhet në komunikatën e FIGC.

Masë identike e marrë edhe nga federata e futbollit anglez, që do të sjellë tingujt e marsejezës para ndeshjeve të premier Ligës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA