Është zhvilluar këtë të shtunë në teatrin “Migjeni” të Shkodrës debati për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.
Sipas një njoftimi për shtyp të subjektit politik në fjalë, në këtë takim ka pasur një pjesëmarrje të theksuar të rinisë së qytetit verior.
I ngarkuari i posaçëm i kryesisë së PD, Fatbardh Kadilli në fjalën e tij vlerësoi maksimalisht këtë prani, duke e cilësuar si tregues të shpresës dhe demokracisë.
“Ndihem i privilegjuar që jam këtu në këtë konventë kaq energjike, në këtë konventë të shpresës dhe demokracisë. Në Shkodër më shumë se kudo, fjala “shpresë” ka më shumë kuptim, sepse pikërisht këtu prindërit tuaj dhe prindërit e prindërve tuaj mbajtën ndezur shpresën edhe kur ndodheshin në mes të territ komunist”, u shpreh Kadilli.
Në këtë sallë, kujtoi ai, 25 vjet më parë ishte Azem Hajdari, atëherë student, që shpalli triumfin e shpresës ditën që u themelua dega e PD-së.
“Sot jeni ju ata që keni mundësinë të ndërtoni bashkë me kandidatët që duan të prijnë forumin dhe bashkë me kryetarin Basha ëndrrën për një Shqipëri të zhvilluar”, vijoi Kadilli.
Në këtë event, kandidatët për drejtimin e FRPD shpalosën platformat dhe idetë e tyre për një angazhim maksimal të të rinjve në politikë, në veçanti të atyre demokratë.
Top Channel