Transparenca.al: “Trimed”, në farmaceutikë që prej vitit 2004

20/11/2015 18:35

Qeveria ka reaguar në faqen e saj transparanca.al. pas deklaratës së sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike Grida Duma, e cila akuzoi Ministrinë e Shëndetësisë se prej dy vitesh shpall fituese në tendera të ministrisë apo dhe spitaleve kompaninë “Trimed”.

Sipas transparanca.al, që prej vitit 2004, vit në të cilin është themelaur kjo kompani, ajo ka operuar në farmacuetikë me barna si dhe është aktive në fushën e produkteve ortopedike dentare dhe materialeve laboratorike. Kjo kompani, shpjegohet më tej, përfaqëson 19 kompani të njohura.

“Në fotografinë e publikuar në daljen publike të zyrtares së PD-së dallohet qartësisht se tek vlerat financiare të paraqitura është shtuar edhe vlera e TVSH-së prej 20%, kur dihet botërisht se barnat janë aktualisht të përjashtuara nga TVSH-ja. Kjo është bërë qëllimisht për të rritur artificialisht vlerën financiare të përfituar nga kompania “Trimed””, thuhet në deklaratën online.

Përsa i përket procedurave me negocim, pa shpallje e të kryera nga Ministria e Shëndetësisë në vitin 2015, në njoftim sqarohet se ato janë kryer dy herë, për periudhat maj-qershor dhe shtator-tetor, për blerje të barnave për nevoja emergjente të spitaleve, ndarë në 42 lote/barna në total.

“Kompania “Trimed” rezulton fituese vetëm në 4 lote. Gjithashtu, për vitin 2013 janë blerë medikamente për QSUT-në për nevoja emergjente me negocim”, vijon njoftimi i transparenca.al.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA