Ronaldo-Messi, rivaliteti që spikat në kampionatin spanjoll

20/11/2015 14:10

Kampionati spanjoll i futbollit mund të cilësohet fare mirë edhe kampionati i Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit. Që nga mbërritja e portugezit në Madrid në sezonin 2009/2010, yjet e futbollit botëror janë kthyer në imazhet e Realit dhe Barcelonës në Primera Division duke krijuar një rivalitet të fortë mes tyre, ku mbizotëron ekuilibri dhe këtë e tregojnë fare qartë statistikat e regjistruara.

Gjatë këtyre 6 sezoneve, Ronaldo ka zhvilluar 211 ndeshje në kampionatin spanjoll kundrejt 212 të Messit, që po t’i përkthejmë në minuta rezulton 17 866 minuta aktivizim për argjentinasin e 18072 për luzitanin. Ekuilibri mbizotëron edhe përsa i përket numrit të golave të shënuar, me 235 të Messit kundrejt 233 të Ronaldos. Diferencat në statistikat personale të këtyre dy lojtarëve qëndrojnë te penalltitë dhe pasimet për gol. Cristiano Ronaldo është dominues në gjuajtjet nga pika e bardhë, me 52 të tilla kundrejt 36 të Messit, ndërsa argjentinasi është dominues në numrin e pasimeve të fundit për gol: 87 kundër 67 të Ronaldos.

Ronaldo dominon edhe në një aspekt tjetër, lojën në ajër, me 36 gjuajtje me kokë kundrejt 11 të Messit si dhe në gjuajtjet totale: 1479 për luzitanin dhe vetëm 1057 për amerikanolatinin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA