PD, Vokshi: Klosi paraqet suksese imagjinare

20/11/2015 10:45

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, nëpërmjet një deklarate për mediat tha se “ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, u përpoq të mbulojë krizën e prodhuar nga qeveria, kryeministri i tij dhe mazhoranca, duke paraqitur suksese imagjinare dhe shifra trilluese për të manipuluar Raportin e Progresit të KE-së, ku ka vetëm një të vërtetë: Bashkimi Europian nuk pranoi të hapë negociatat me qeverinë shqiptare”.

Vokshi tha se “Klosi duhej së pari të ndalej në faktorët që çuan eksodin më të madh pas viteve ’90 në Shqipëri”.
 
”Qytetarët e vendit ikin nga varfëria. Ata ikin nga papunësia. Ikin se ligjet nuk zbatohen njëlloj për të gjithë në Shqipëri. Ikin se të varfrin e pret burgu, ndërsa ministra e deputetë janë të veshur me imunitet edhe kur vjedhin paratë e taksapaguesve, edhe kur bëjnë trafik droge apo bëjnë ndërtime pa leje”, nënvizoi Vokshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA