F1, dënimi i Masës, Williams heq dorë nga apeli

20/11/2015 14:15

Williams heq dorë nga apeli i bërë për dënimin e Felipe Masës pas përfundimit të Çmimit të Madh të Brazilit. Në atë garë, brazilianit iu hoqën pikët e fituara nga vendi i tetë për shkak të parregullsive në temperaturën e gomave, që arriti në 127 gradë, duke e kaluar kufirin prej 110 gradësh të përcaktuar.

Drejtuesit e skuadrës britanike nuk e pranuan këtë ndëshkim dhe deklaruan se matjet e bëra nga vetë skuadra ishin konform rregullores. Por, në fund, ata vendosën që të tërhiqnin apelin e bërë.

“Pasi e menduam mirë, vendosëm që të hiqnim dorë nga apeli për dënimin e Masës, edhe pse jemi të bindur se kemi të drejtë. Data e parë për seancën dëgjimore për këtë çështje me shumë mundësi do të jetë pas përfundimit të sezonit, gjë që mund të ndikonte në përgatitjet tona për Botërorin e vitit 2016. Duke marrë parasysh edhe aspektin financiar në këtë sport si dhe faktin se çfarëdolloj vendimi që do të merrej nuk do të ndikonte në rezultatin financiar, u vendos që të kurseheshin shpenzimet që do të bëheshin për këto veprime ligjore”, lexohet në një komunikatë të Williams.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA