Dekriminalizimi, Fleckenstein: Tashmë miratimi dhe zbatimi

20/11/2015 00:00

Arritja e konsensusit për projektligjin e dekriminalizimit është përshëndetur menjëherë nga raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Në një postim në Twitter ai thotë se tashmë pritet miratimi dhe zbatimi. “I lumtur, komisioni ad hoc në parlamentin shqiptar votoi për “ligjin e dekriminalizimit”. Tashmë miratimi dhe implementimi. Hapa para drejt BE!”, shkruan Fleckenstein.

Top Channel