Ministri i Financave, Shkëlqim Cani pranoi se heqja e taksës së biznesit të vogël nuk është dakordësuar me FMN-në, por vetëm diskutuar, pasi sipas tij vendimet i merr qeveria shqiptare.
“Nuk kam thënë asnjëherë që ne zbatojmë 100 për 100 atë që thotë FMN-ja. Ne negociojmë, gjykojmë dhe vendosim. Ka edhe çështje të tjera për të cilat ata thonë jo, por ne kemi këmbyer mendimet dhe ne kemi marrë vendimet. Kemi një listë me 100 propozime, për të cilat 50 kemi rënë dakord dhe për 50 jo dhe ne vendosim në fund”, deklaroi Cani.
Deklaratën Cani e bëri gjatë prezantmit në komsionin pralamentar të ekonomisë së paketës fiskale, të cilën opozita e kundërshton. Ish-ministri i Finacave, Ridvan Bode tha se megjithë heqjen e taksës për biznesin e vogël, në total barra fiskale rëndohet për qytetarët.
“Qeveria vjen me një gosti të re të shtruar, duke thënë se këtë vit do ta mbajë dorën, 26 mln dollarë shtesë rritje taksash do të ketë. Kaq është neto, pasi janë 40 milionë dollarë taksa të vëna, por 13 mln dollarë, thotë qeveria, i hiqen biznesit të vogël”, deklaroi Bode.
Por për ministrin Cani, rritja e disa taksave është e parpërfillshme pasi shtimi i të ardhuarve do të vijë nga miradminsitrimi.
“Më duket e tepërt që të merremi me këtë. T’i biem shkurt, kur të doni e si të doni t’i marrim me radhë taksat, një më një dhe t’ua jap sa ishte efekti i parashikuar, sa është ai real dhe do të shihni se buxheti i shtetit nuk do të marrë të ardhura nga kjo lëvizje në këtë paketë fiskale”, tha Cani.
Paketa fiskale për vitin e ardhshëm parashikon heqjen taksës për biznesin e vogël dhe uljen e tatimit mbi xhiron për biznest nga 5 deri në 8 milionë qarkullim në vit.
Top Channel