Basha: Të nisë zbatimi, erë e re pa pushtet të veshur me krim

20/11/2015 00:00

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka cilësuar marrëveshjen për dekriminalizimin “një hap të madh”.

Në një reagim të lëshuar përpara pak minutash, Basha thotë se “nisma jonë tashmë me konsensusin e të gjitha palëve do t’i japë fund njërës prej njollave dhe plagëve më të mëdha të Shqipërisë në 25 vite. Kjo është një ngjarje e rëndësishme për demokracinë shqiptare, që do të vuloset me miratimin e projektligjit në Kuvendin e Shqipërisë dhe me fillimin e zbatimit të tij pa humbur asnjë ditë”, shprehet Basha, që mes të tjerave falenderon SHBA dhe Bashkimin Europian për ndihmën e dhënë në këtë drejtim.

“Kam besim se ky është fillimi i një ere të re, pa krim të veshur me pushtet, pa pushtet të veshur me krim. Për këtë qëllim e nisëm dhe do ta vazhdojmë deri në fund këtë betejë”, e mbyll Basha.

Top Channel