Shqipëria e rrezikuar nga terrorizmi, policia shton masat e sigurisë

19/11/2015 11:25

Policia e Tiranës ka kaluar në masa të përforcuara, duke rritur praninë e saj në kryeqytet për garantimin e sigurisë.

Sipas urdhërit të ardhur nga kerët e policisë, çdo patrullë duhet të jetë e pajisur me armatim të rëndë, për të qenë të gatshme për të reaguar ndaj çdo ngjarjeje kriminale apo terroriste.

Vendimi për përforcimin e masave të sigurisë ka ardhur pas analizave të strukturave të Shërbimit Informativ Shtetëror, që sugjerojnë se Shqipëria është e rrezikuar nga sulme terroriste.

Për rrjedhojë, forca të shumta policie kanë “blinduar” Parlamentin, ku po zhvillohet seanca plenare, si dhe janë vendosur pranë institucioneve të tjera si Kryeministria dhe Prokuroria e Përgjithshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA