Maurizio Arrivabene ka pritshmëri të larta për Ferrarin në Botërorin e Formulës 1 të vitit 2016. Drejtuesi kryesor i “Kokëkuqes” ka deklaruar se ai beson se skuadra e tij do të jetë përpara Mercedesit vitin e ardhshëm.
“Po e them me ndershmëri, për vitin 2016 nuk presim që të jemi pranë Mercedesit, por përpara. E deklaroj këtë me përulësi. Këtë vit iu afruam shumë, kështu që për vitin 2016 presim të jemi përpara gjermanëve”, u shpreh Arrivabene.
Shefi i Ferrarit theksoi gjithashtu se ndërsa motori i makinës italiane është pothuajse në të njëjtin nivel me Mercedesin, për pjesët e tjera të makinës ka ende vend për përmirësime: “Duke parë të dhënat tona, mund të themi se ajo pjesë e stafit që merret me motorin ka bërë një punë shumë të mirë dhe për këtë dua t’i falenderoj sepse për ne motori është zemra e makinës. Unë e di se në pjesë të tjera të saj kemi ende punë për të bërë, por këtë vit ishte e pamundur për ne për të bërë ndryshime të mëdha. Mezi po presim që kjo të ndodhë vitin e ardhshëm”.
Top Channel