Ministri i Brendshëm spanjoll: Nuk ka arsye të anulojmë “Klasiken”
18/11/2015 12:30
Ministri i Brendshëm i Spanjës, Jorge Fernandez Diaz, ka deklaruar se ndeshja Real Madrid-Barcelona, e programuar të luhet të shtunën në “Santiago Bernabeu”, nuk ka arsye pse të anulohet, por shtoi se do të ketë një numër shumë të madh efektivësh policie.
Diaz theksoi se Komisioni Kundër Dhunës i Ministrisë së Sporteve do e konsiderojë një ndeshje me “rrezik të lartë” dhe forca të shumta të rendit do të kontrollojnë jo vetëm hyrjen në stadium, por edhe rrethinat e tij dhe mjetet e transportit.
Ministri tha se e kupton shumë mirë frikën që mund të kenë tifozët, por bëri thirrje për qetësi.
Top Channel