VIDEO/ “Berisha n’burg”, protestë jo vetëm në Tiranë, kryedemokrati pritet me thirrje kundër tij para takimit me diasporën në New Jersey
Pas deklaratave të bëra nga minsitri Arben Ahmetaj në Top Channel, ka reaguar dhe Partia Demokratike, e cila akuzon këtë të fundit për abuzime të shumta.
“Një nga çirakët e Edi Ramës që çdo muaj u vjedh shqiptarëve 300 mijë euro të dhëna gjoja landfillit të Elbasanit, ka fytyrë të dalë e të thotë që fshati s’ka taksa. Po taksat për farat, plehrat, akciza e naftës për fermerët, çfarë janë vallë?! Mos ua paguan Ben Ahmetaj fermerëve këto nga xhepi i tij?!”, thuhet në reagimin e PD-së.
Më tej, selia blu shtron pyetjen se a mund të besohen këta qeveritarë që flasin nga frika se populli i ka zbuluar abuzimet e tyre.
“Ekonomia shqiptare nuk mund të mbetet peng i një mësuesi anglishteje i cili mund të dijë pak më shumë se Edi Rama në këtë fushë që është një aguridh i konfirmuar. Se ç’bëjnë këta kapitenë për ekonominë, u pa në dy vjet. Rrënim, papunësi, eksod masiv, korrupsion skandaloz”, mbyllet reagimi i Partisë Demokratike.
Top Channel