Tim Cook iu ka dërguar një email të gjithë punonjësve në mbarë botën për atë që ai e ka quajtur një “incident i papranueshëm”, kur një grupi të rinjsh me ngjyrë iu kërkua që të dilnin nga dyqani i Apple.

Të rinjtë treguan se punonjësit e sigurimit iu kishin thënë atyre që “janë të shqetësuar se mos do të vidhnin ndonjë gjë”.

Cook mësohet t’ju ketë shkruar punonjësve të tij është se “çfarë njerëzit kanë shikuar dhe dëgjuar nga një video në internet, nuk përfaqëson vlerat tona”, si dhe ju ka kërkuar shefave të dyqaneve që të organizojnë trajnime të reja për sjelljen ndaj klientëve.

“Jam i sigurt që të gjithë ju jeni të informuar për incidentin e papranueshëm që ndodhi në qendrën tregtare ‘Highpoint’ në Melburn të Australisë të martën. Disa të rinj, studentë pranë një shkolle në afërsi, janë detyruar që të largohen nga dyqani. Njëri nga punonjësit tanë dha një përgjigje që na tronditi të gjithëve. Nuk është mesazhi që ne duam të përçojmë tek njerëzit. Punonjësi ynë menjëherë u pendua dhe iu kërkoi falje studentëve”, shkruan Cook.

Ai gjithashtu njoftoi se shefi i dyqanit ku ka ndodhur incidenti ka takuar studentët të cilët me origjinë ishin nga Sudani, Somalia, Nigeria, Eritrea dhe Egjipti.

Top Channel