Protestat e tregtarëve, Basha: Rama-Meta kanë merakun e posteve të tyre

13/11/2015 14:00

Partia Demokratike nuk do të tërhiqet nga kërkesa për rrëzimin e qeverisë Rama- Meta. Në një prononim për mediat, Basha tha dyshja Rama- Meta nuk i sheh protestat pasi kanë hallin t’u mbyllin gojën qytetarëve.

“Sikundër opozita, PD dhe Lulzim Basha nuk do të tërhiqet nga kërkesa e qytetarëve shqiptarë të bëhemi gati të rrëzojmë qeverinë e kusarëve Rama- Meta. Problemi është se ata nuk e kanë parë protestën sot se gjithë këto ditë kanë bërë ecejake sa nga zyrat e tyre të vilate Mehmet Shehut”, tha Basha.

73 mijë persona kanë humbur vendet e punës, tha Basha, ndërsa preokupimi i tyre është të ruajnë vendin e tyre të punës. “Këto nuk i shohin, sepse ndërkohë që ndodhi këto, që 73 mijë kanë humbur vendin e punës në dy muaj, këta kanë një preokupim, të ruajnë vendin e tyre të punës, garnizonet e hajdutëve që i janë vërsulur pasurive publike. Ky është shqetësimi kryesor i Edi Ramës dhe Ilir Metës një qeveri që ka humbur çdo lidhje me realitetin. Kjo është arsyeja se pse vetëm në 2 muaj kemi 73 mijë të papunë, se vetëm në një vit kemi 100 mijë azilërkues, 200 mijë aplikime për llotarinë amerikane..Shkaktarët e kësaj gjendje kanë vetëm një preokupim si t’i mbyllin gojën qytetarëve, opozitës dhe mediave. Kësaj nuk kanë për t’ia arritur kurrë as kokoshi poturembushur dhe as partneri i tij”, tha Basha.

Top Channel