PD, Halimi: Qeveria, tender djalit të Leskajt për rehabilitimin e digave

12/11/2015 10:20

Partia Demokratike ka denoncuar sërish qeverinë për abuzimet me tenderat. Arbiola Halimi në një dalje për mediat tha se qeveria i ka dhënë një tender prej 1 milionë e 620 mijë euro, sërish djalit të nënkryetares së Kuvendit Valentina Leskaj, për rehabilitimin e digave për basenet ujore Drin, Buna dhe Seman.

“Qeveria ia jep këto para djalit të nënkryetares së Kuvendit për mbikqyrje të punës për rehabilitimin e digave dhe për të përgatitur planin e menaxhimit të baseneve ujore për lumenjtë Drin Buna dhe Seman. 1 mln 620 mijë euro për letra që firma e djalit të zonjës Leskaj të prodhojë disa letra”, deklaron znj. Halimi.

Ajo tha se nëse këto para do të ishin investuar për digën e Semanit, nuk do të kishte pak javë më parë përmbytje as në Vlorë e as në Fier.

Top Channel