Kosovë, qeveria miraton draftin për Prishtinën
12/11/2015 11:20
Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e së enjtes pr/dokumentin për kryeqytetin, si hap i parë para miratimit të projektligjit për Prishtinën.
Kryeministri Isa Mustafa deklaroi se, ky dokument do t’i hapë rrugë nisjes së re të hartimit të projektligjit për kryeqytetin e Kosovës.
Ndërsa zv.ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj tha se dokumenti do të shërbejë si udhëzues për përgjegjësitë që duhet t’i ketë me ligj çdo qytetar që jeton në Prishtinë, por edhe për qytetarët e tjerë që janë në kryeqytet por nuk janë banorë rezidentë.
Top Channel