Fondacioni Vodafone bashkë me The Garvan Institute of Medical Research ka krijuar “DreamLab”, një lojë për telefonët Android, që përpiqet të gjejë një kurë për kancerin duke krijuar një “superkompjuter”.

Superkompjuerat janë të nevojshëm për të përpunuar një numër shumë të madh të dhënash, që mblidhen gjatë kërkimit për luftën e avancuar kundër kancerit, por ata janë mjaft të shtrenjtë. Këtu lindi dhe DreamLab, i cili punon duke përpunuar të dhënat e telefonëve australianë për të krijuar “smartphonë e parë supërkompjuter”.

Çdo natë, teksa telefoni juaj po ushqehet do të bëjë kërkime të problemeve të vogla për të zgjidhur, e ngjashme me një fjalëkryq gjigant, me çdo përdures që zgjidh një çështje. Sapo telefoni juaj ushqehet mbi 95 për qind, aplikacioni nis të punojë, megjithatë nuk than baterinë tuaj dhe nuk përdor informacionet tuaja private, ndërkohë që edhe mund ta përdorni telefonin në të njëjtën kohë.

Për studiuesit e kancerit të Garvan, ky është një ndihmë e madhe. DreamLab jo vetëm që i siguron akses të lirë në llogaritjen e burimeve, por ka dhe potencialin të përshpejtojë kërkimet për kancerit. Me 100 mijë përdorues, studiuesit do të mund të mbledhin të dhëna 3 mijë herë më shpejt se aktualisht.

Top Channel