Google ka përmirësuar versionin e aplikacionit të hartave për sistemet e operimit Android, duke ofruar tashmë informacione mbi drejtime dhe destinacione të ndryshme edhe kur telefoni nuk është i lidhur me internetin.

Gjiganti i kërkimit ka bërë të ditur se, turistët që duan të vizitojnë vende që janë përtej planeve të abonimit të kompanive të tyre telefonike, si dhe njerëzit që jetojnë në tregje të mbipopulluara ku lidhja me internetin mund të jetë më e kushtueshme, do të jenë mes atyre që do të përfitojnë më së shumti nga kjo risi.

Por, një ekspert tha se ata që zotërojnë telefona “inteligjentë” me hapësirë të vogël ruajtjeje duhet të bëjnë disa manipulime. “Telefonat më të thjeshtë Android, shpesh kanë vetëm 4 GB hapësirë të brendshme, duke e bërë këtë një sasi tepër të çmueshme. Por, me të shkarkuar disa aplikacione, pak muzikë dhe ndoshta ndonjë video, kjo hapësirë thuajse zhduket. Ndaj, disa përdorues mund ta kenë të vështirë të përdorin shkarkimin e hartave, e për këtë do të detyrohen të lirojnë hapësirë duke fshirë gjëra të padobishme të vjetra, por kjo është vetëm aspekt i vogël negativ mes shumë gjërave pozitive të këtij përmirësimi”, tha Ben Wood nga “CCS Insight”.

Sipas të dhënave paraprake, sa për shembull, shkarkimi i “Greater London” kërkon deri në 380 MB të lira në telefon, ndërsa shkarkimi i bregut të San Franciscos kërkon rreth 200 MB.

Top Channel