Global Sumud Flotilla mbërrin në Vlorë, “përballen” me pritjen e qeverisë: Erdhën për të shpëtuar Sazanin, por refuzuan të shkonin në ishull. Rama: Revolucionarët e rrenave i ikin të vërtetës Partia Demokratike këmbëngul për transparencë dhe hetim të plotë të djegies së laboratorit të kriminalistikës. Sekretari i përgjithshëm Arben Ristani tha se në këtë mënyrë janë zhdukur edhe provat e bandave të drogës.
“Të zhduken provat e bandave të drogës duke i shpëtuar nga drejtësia është kapja përfundimtare e shtetit nga bandat. Është akti tipik që simbolizon shtetin e ngritur nga Edi Rama. Provat dhe droga e bandave janë lënë pa ruajtje e pa kujdes që ditën e parë. Janë lënë për tu zhdukur më pas në mënyrë mafioze. Mendoni tani për sa banda sot shteti i Edi Ramës nuk ka prova, u ka dhënë lirinë. Duan tia lënë një defekti teknik, por instalimi është bërë krejt i ri para një viti kur laboratori u transferua në mjediset e gardës, ku është transferuar këto kohë dhe Sajmiri i Ramës”, tha Ristani.
Top Channel