Zjarri, Basha: Përpjekje për prishjen e provave të drogës

05/11/2015 09:20

Kryetari i PD, Lulzim Basha, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka deklaruar se zjarri i rënë gjatë natës në laboratorin e kriminalistikës ka qenë një tentativë për të djegur provat e drogës.

“Zjarr në Laboratorin Shkencor të Policisë! Raportohet nga oficerë të policisë se zjarri është i qëllimshëm dhe ka pasur objektiv shkatërrimin e provave në lidhje me drogën e konfiskuar në disa operacione të fundit. Po bëhen përpjekje për ta fshehur këtë akt kriminal”, ka thënë Basha.

Menjëherë ka reaguar Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, e cila ka deklaruar se është djegur vetëm një neon dhe telat furnizues në sheshpushimin e shkallëve, në katin e dytë të ndërtesës dhe se asnjë mjet laboratorik nuk është prekur.

Top Channel