Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) sqaron se nuk ka asnjë padi të ngritur ndaj shoqërisë.
“OSHEE nuk është njohur nga gjykata me asnjë akt të pretenduar nga kompania rumune “SC Aem”, megjithatë, nga sa mësohet, kompania në fjalë ka paraqitur kërkesë për siguri padie dhe jo padi për dëmin e shkaktuar. Kërkesa për siguri padie është një hap teknik ligjor drejt zgjidhjes së mosmarrëveshjes mes palëve. Në lidhje me këtë fundit, OSHEE deklaron se i është përmbajtur detyrimit për të paguar kompaninë në lidhje me mallin. Vonesat kanë ardhur për shkak të mosrespektimit nga ana e kompanisë rumune në lidhje me plotësimin e dokumenteve teknike, të cilat nuk i zotëronte”, thuhet në reagimin e OSHEE-së, i cili mbyllet duke theksuar se tashmë, pas plotësimit të dokumenteve, ka nisur shlyerjen e detyrimeve kontraktore.
Top Channel