Sindikata e pavarur në Shkodër ka zhvilluar një protestë paqësore pasditën e së enjtes kundër mënyres se si qeveria po kryen reformat, që sipas sindikalistëve kanë sjellë varfërim e falimentim të bizneseve.
Dhjetëra qytetarë me pankarta e thirrje kundër Qeverisë i janë bashkuar protestës, duke marshuar në rrugët kryesore të qytetit.
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Shqipëris, Gezim Kalaja, u shpreh se sindikata e punëtorëve nuk është kundër formalizimit të ekonomisë, por është kundër mënyres se si po bëhen reformat.
Sipas organizatorëve, protestat do të përshkallëzohen në ditët në vazhdim. Pas rreth 30 minutash marshimi në rrugët kryesore të qytetit, protestuesit janë shpërndarë të qetë. Kjo është protesta e dytë që sindikata zhvillon në Shkodër brenda pak kohësh kundër mënyrës se si Qeveria po kryen formalizimin e ekonomisë.
Top Channel