Policia e Tiranës: Askush nuk është keqtrajtuar

02/11/2015 15:25

Teksa studentët pretendojnë se kolegët e tyre të shoqëruar në polici janë keqtrajtuar, policia e kryeqytetit sqaron se nuk është përdorur dhunë fizike. Në një deklaratë për mediat bëhet e ditur se 8 të shoqëruarit janë dërguar në ambientet e drejtorisë së policisë së Tiranës dhe po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.

“Sqarojmë publikun se nga Policia e Shtetit nuk është keqtrajtuar askush, si dhe përgënjeshtrojmë çdo pretendim të cilësdo Partie politike që akuzon Policinë për ushtrim dhune ndaj protestuesve. Policia e Tiranës ka ushtruar detyrën brenda normave dhe procedurave standarde të punës, duke angazhuar efektive femra policie për të kryer shoqërimin e femrave që u përfshinë në incident, si edhe forca të tjera për shoqërimin e të rinjve. Theksojmë se gjatë shoqërimit nuk është përdorur në asnjë moment dhunë fizike. Policia e Shtetit ka bërë detyrën, edhe në kushtet kur ndaj punonjësve të policisë që po bënin ndalimin e studentëve, disa të rinj u përpoqën fizikisht t’i ndalonin të zbatonin ligjin”, bën të ditur policia.

Ndërkaq, policia e shtetit se vijon ende marrja në pyetje për sqarimin e plotë të incidentit, duke bërë thirrje se ‘shkelja e pretenduar e të drejtave, nuk bëhet kurrë duke shkelur ligjin”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA