Zjarr në një magazinë në Elbasan

01/11/2015 10:35

Një magazinë me bar dhe koncentrate bagëtie në lagjen Balldren të Bashkisë Elbasan është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të së dielës. 

Zjarri është shfaqur rreth orës 04.00 të mëngjesit dhe është përhapur me shpejtësi për shkak edhe të barit të thatë që depozitohej në magazinë dhe erës së fortë.

Zjarri ka shkrumbuar gjithë bazën ushqimore dhe ka shkatërruar pjesërisht godinën, por fatmirësisht nuk është përhapur në objektet ngjitur me magazinën.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikësve bëri që flakët të mos përhapeshin në një shtëpi ngjitur me magazinën dhe në shkollën e Balldrenit që ndodhet po aty. 

Zjarrfikësja është lajmëruar nga disa drejtues automjetesh të cilët kanë parë flakët. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet që mund të jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA