Humbi jetën punëtori, arrestohet administratori dhe inxhinierja e firmës

31/10/2015 10:00

Policia ka arrestuar administratorin dhe inxhinieren hidroteknike të një firme private që po ndërton kanalin e tubacionti të HEC-it Mborje, një ditë pasi një punëtor i kësaj firme humbi jetën.

Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë vënë në pranga, Brahim Elezi, 53 vjeç, administrator i firmës “Vëllezërit Elezi- Arusha e ndërtimit”, dhe Malvina Çollaku, 23 vjeç, inxhiniere hidroteknike pranë kësaj firme. Mbi dy të akuzuarit rëndon akuza e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë.

Një ditë më parë, Lulzim Sadiku 47 vjeç, humbi jetën pas shembjes së një masivi shkëmbor mbi të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA