Google Foto, platforma e dedikuar për fotot që u publikua në maj dhe tashmë ka 100 milionë përdorues, tashmë ka si synim të fshehë fotot e ish të dashurit, apo ish të dashurës.

Me përditësimin e ri të aplikacionit, që përdor njohjen e fytyrës për të etiketuar fotot, përdoruesi mund të zgjedhë që të mos shohë më fotot e një personi të caktuar. Fotot mbeten në memorien e Google Foto, por nuk do të shfaqen kur të shfletohet seksioni “Njerëz”, që mbledh fotot e miqve dhe të afërmve.

Përditësimi i aplikacionit, i disponueshëm për pajisjet Android, do të vijë dhe për Apple dhe për internet, dhe ka si qëllim që të mos përballemi me persona që nuk dëshirojmë t’i shohim më, si përshembull ish partneri.

Për këtë mjafton të vendosësh emrin e personit të “etiketuar” në seksionin që mos të t’i tregojë. Filtri vepron dhe në dosjen “Njerëz” dhe në atë “Fotot e kësaj dite”, në përvjetorin e shkrepjes.

Top Channel