Përpjekjet e Microsoftit për të joshur përdoruesit të instalojnë “Windows 10” do të përmirësohen së fundi me shkarkimin automatik të këtij sistemi operimi në kompjuterat e përdoruesve pa dijeninë e tyre.

Kompania njoftoi se “Windows 10” do të bëhet një “përditësim i rekomandueshëm” duke nisur nga viti i ardhshëm, gjë që nënkupton se kushdo që ka ende “Windows 7” apo “Windows 8” në kompjuterin e tij apo të saj dhe ka aktivizuar opsionin për përditësime automatike – opsioni më i drejtë dhe më i mirë për të mbajtur kompjuterin të mbrojtur nga ndonjë problem sigurie, – do ta ketë “Windows 10” të shkarkuar automatikisht pa e kryer vetë këtë gjë.

Për më tepër, skedari instalues i “Windows 10” do të nisë menjëherë pasi të jetë shkarkuar, duke i nxjerrë përdoruesve një tabelë dialoguese. Secili prej tyre do të ketë mundësinë ta refuzojnë përditësimin sapo procesi i instalimit të ketë filluar, ose ta parandalojnë shkarkimin e këtij përditësimi duke e bllokuar manualisht në “Windows Update”.

Megjithatë, duke ditur prirjen e përdoruesve që thjesht shtypin “ok”-in për të pranuar diçka që u del në mesin e ekranit teksa janë duke bërë diçka tjetër, mjafton të jenë të informuar mbi këtë çështje, pasi që nga ai moment dhe derisa të përfundojë instalimi atyre do t’u pengohet aksesi në kompjuter.

Top Channel