Tjetërsuan pronën, kallëzim penal për ish-zyrtarë të AKKP-së
30/10/2015 11:15
Agjencia Kombëtare e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka kallëzuar penalisht disa ish-zyrtarë të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Tiranë.
Kallëzimi ndaj ish-kryetarit të KKKP-së së Tiranës dhe ish-anëtarëve të këtij Komisioni është bërë për shpërdorim detyrë dhe tjetërsim prone. Pjesë e kallëzimit është edhe ish-drejtori i grupit në Zyrën Rajonale të KKP-së së Tiranës.
Të gjithë këta persona akuzohen se në bashkëpunim me një ish-punonjës të hipotekës dhe trashëgimtarë të një subjekti të shpronësuar, kanë tjetërsuar një pronë 1085 metra/katrorë dhe një banesë trekatëshe në kryeqytet.
Materialet në ngarkim të këtyre personave u dorëzuan në Prokurori me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Top Channel