Para disa vitesh, ftesat për të luajtur “Farm Vill”e u bënë shumë të bezdisshme, dhe kur loja arriti në pikën kur nuk ishte më popullore, njerëzit menduan se shpëtuan.

Nuk vonoi shumë dhe doli “Candy Crush”. Ftesat për të luajtur këtë lojë tashmë po bezdisin shumë njerëz të cilët Facebook-un nuk e shfrytëzojnë për t’u argëtuar me lojëra.

Por, ka një shpresë. Gjatë një sesioni me pyetje-përgjigje në Indi, Mark Zuckerberg ka njoftuar se janë duke punuar që të gjejnë një zgjidhje.

Zuckerberg kishte kërkuar para sesionit që studentët mund të bëjnë pyetje në llogarinë e tij, ndërsa komenti që mori mbi 7.5000 pëlqime ishte: “Nuk dua që të më vijnë ftesa për ‘Candy Crush’. Si mund t’i ndaloj?”,
 
“I dërgova një mesazh njeriut tonë që drejton ekipin që merret më këtë punë dhe i thashë që do të ishte shumë mirë, që gjatë kohës sa jam këtu duke iu përgjigjur pyetjeve, të mendonit një zgjidhje për këtë çështje”, tha Zuckerberg.

Mirëpo, jo vetëm ‘Candy Crush’ po bëhet shqetësim, pasi studentët kanë kërkuar nëse do të mund të hiqen të gjitha njoftimet që vijnë nga lojërat.

“Kjo nuk është në prioritetet tona aktualisht, por nëse kjo është njëra nga shqetësimet kryesore të njerëzve, atëherë ju premtoj që ne do ta rregullojmë këtë gjë”, përfundoi Zuckerberg.

Top Channel