Meta takim me kongresmenin Robert Pittenge, diskutohet terrorizmi global

30/10/2015 14:50

Kryeparlamentari Ilir Meta në vijim të vizitës në SHBA është taluar edhe me kongresmenin, z. Robert Pittenger, kryetar i Task-forcës për Terrorizmin dhe Luftën Jo-Konvencionale.

Në këtë takim u diskutuan çështje të rëndësishme si lufta kundër terrorizmit dhe ISIS, kërcënimet kibernetike dhe pastrimi i parave, me fokus krimin e organizuar dhe terrorizmin global.

“Gjithë këta elementë janë faktorë të rëndësishëm në përpjekjet tona të përbashkëta për të luftuar ekstremizmin islamik. Ne kemi gjetur një partner shumë të rëndësishëm tek Shqipëria dhe një mik shumë të madh. E vlerësojmë dhe ju falënderojmë shumë që jeni sot këtu dhe shpresojmë që forumi tjetër në pranverën e ardhshme të zhvillohet në Europë. Nëse do të kemi mundësi do të bëjmë çdo gjë që është e mundur që ky forum të bëhet në Tiranë. Të shpresojmë që edhe të tjerët do t’i bashkohen kësaj nisme dhe kësaj axhende, por ftesa juaj është shumë e mirëpritur dhe e respektuar”, deklaroi Pittenger.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit zhvilloi edhe një takim me lideren e demokratëve në Kongres,  Nancy Pelosi. Ecuria e reformave në Shqipëri ka qenë një nga temat qendrore të bisedës së zhvilluar.

Top Channel