Marrin paratë e arkës së kazinosë, arrestohen dy të rinj
30/10/2015 11:05
Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona në akuzën e mashtrimit. Pas kallëzimit të bërë nga i një kazinoje në Tiranë, është vënë në pranga Redjon Hoxha, 26 vjeç dhe Andi Veshi, 23 vjeç.
E. Ç., 32 vjeç, menaxher i një kazinoje në rrugën “George Bush” në Tiranë, ka kallëzuar Redjon Hoxhën, punonjës në këtë pikë kazinoje. Ai ka marrë në arkën e kazinojë një shumë prej 650.000 lekë të reja, duke ia dhënë në mirëbesim Andi Veshti, lojtar në këtë kazino. Mbi dy të rinjtë rëndon akuza e mashtrimit.
Top Channel