Tre persona janë ndaluar në Librazhd me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave.
Në pranga janë vënë 55-vjeçari Sali Terziu, ish-hartograf pranë ZVRPP-së Librazhd; 63-vjeçari Jonuz Bardhoshi, topograf privat dhe 56-vjeçari Abdyl Bahiti, i cili ka firmosur në emër të babait të tij të vdekur për një çështje pronësie.
Këta shtetas u arrestuan nga efektivat e policisë pasi në vitin 2012, duke shpërdoruar detyrën, kanë falsifikuar dokumentat për pasurinë të shtetasit Abdyl Bahiti, banues në Librazhd.
Bahiti u ndalua pasi në vitin 2012 ka aplikuar pranë ZVRPP Librazhd për ndarje pasurie dhe në dokumentin e aplikimit ka firmosur në emër të babait të tij, shtetasit SH.B., i cili, bazuar në certifikatën e vdekjes, rezulton i vdekur në vitin 1998.
Top Channel