Motorola ka bërë një deklaratë shumë të guximshme. Kompania pretendon se telefoni i fundit smart Android, Moto X Force ka një ekran të pathyeshëm, edhe nëse ju bie në tokë disa herë.

Nëse ekrani ju thyhet në kushte normale, ku përfshihet rëniet apo përplasjet, por jo abuzimet e qëllimshme, Motorola është e gatshme t’ju zëvednësojë ekranin tuaj. Garancioni është 4-vjeçar.

Puna për ekranin e X Force ka filluar para tre vitesh, ndërsa kompania pretendon se ia ka arritur qëllimit që të ketë një “ekran të pathyeshëm”.

Kreu i zyrës së marketingut te kjo kompani, Marcus Frost, ka thënë se thyerja e ekranit dhe jetëgjatësia e baterisë kanë qenë dy nga problemet më të shumta me të cilat janë ankuar klientët e tyre.

Ekrani i X Force përbëhet nga 5 shtresa dhe cilësohet si njëri nga më të mirët në të gjithë tregun e ekranëve të telefonave smart, kjo jo për shkak të “pathyeshmërisë” siç pretendon kompania, por për shkak të kualitetit të figurës.

Top Channel